SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë për të krijuar një forcë ndërkombëtare në Gaza për të paktën dy vjet. Lajmin e raporton, duke cituar burime, sipas të cilave rezoluta do t’u jepte Shteteve të Bashkuara dhe vendeve pjesëmarrëse një mandat të gjerë për të qeverisur […]

Nëntor 4, 2025 - 18:00
 0
SHBA-të kërkojnë në OKB miratimin për forcën ndërkombëtare që do të vendoset në Gaza

Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një projekt-rezolutë për të krijuar një forcë ndërkombëtare në Gaza për të paktën dy vjet. Lajmin e raporton, duke cituar burime, sipas të cilave rezoluta do t’u jepte Shteteve të Bashkuara dhe vendeve pjesëmarrëse një mandat të gjerë për të qeverisur dhe për të ofruar siguri në Rripin e Gazës deri në fund të vitit 2027, me mundësinë e zgjatjes së mandatit. Rezoluta do të shërbejë si bazë për negociatat midis anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me qëllim krijimin e forcës ndërkombëtare në javët e ardhshme dhe vendosjen e trupave të para në janar.

Një plan për daljen e sigurt të militantëve nga zonat e Gazës të kontrolluara nga Izraeli, përtej të ashtuquajturës Vijë e Verdhë, është gati. Sipas transmetuesit publik izraelit Kan, plani kërkon që luftëtarët e armatosur të largohen nga Vija e Verdhë me automjete të Kryqit të Kuq përmes korridoreve të sigurta. Hamasi ka dhënë dritën jeshile për këtë. Ndërmjetësit janë në kontakt me Izraelin për të marrë edhe miratimin e tij.

Lëvizja e Uashingtonit, vjen në kuadër të planit me 20 pika të Donald Trump për paqen në Gaza që çoi në armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit. Aty parashikohet një qeveri e përkohshme tranzicioni e njohur ndryshe edhe si “Bordi i Paqes” të cilin Trump ka thënë publikisht se i kanë kërkuar që ta udhëheqë.