Shekerinska: NATO s’lejon që të rrezikohet paqja në Bosnjë e Hercegovinë

Zv/sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska ka deklaruar se aleanca nuk do të pranojë asnjë lloj vakumi të sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe që të rrezikohet “paqja e fituar me vështirësi”, transmeton Anadolu. Para takimit me përfaqësuesit e Presidencës së BeH-së në Bruksel, Shekerinska tha se angazhimi i NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor […]

Prill 15, 2025 - 18:00
 0  8
Shekerinska: NATO s’lejon që të rrezikohet paqja në Bosnjë e Hercegovinë

Zv/sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska ka deklaruar se aleanca nuk do të pranojë asnjë lloj vakumi të sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe që të rrezikohet “paqja e fituar me vështirësi”, transmeton Anadolu.

Para takimit me përfaqësuesit e Presidencës së BeH-së në Bruksel, Shekerinska tha se angazhimi i NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i gjatë dhe kujtoi se javën e kaluar ministrat e jashtëm të NATO-s riafirmuan angazhimin e palëkundur ndaj stabilitetit të rajonit dhe për ruajtjen e sigurisë në BeH.

“Ne vazhdojmë të kemi shqetësime si rezultat i zhvillimeve të fundit në Bosnjë e Hercegovinë. Fillimisht, NATO mbështet fuqimisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Marrëveshja e Paqes së Dejtonit duhet të respektohet. Është një gurthemel i stabilitetit dhe arkitekturës shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës”, tha Shekerinska.

Zv/shefja e NATO-s gjithashtu theksoi se duhet të respektohet edhe rendi kushtetues në BeH.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë lloj vakumi të sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe nuk do të lejojmë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet. NATO mbetet e lidhur ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë për ta bërë këtë. Nga një Bosnjë e Hercegovinë të qëndrueshme dhe të sigurt do të përfitojë të gjithë dhe është gjithashtu interesi ynë i sigurisë”, u shpreh ajo.

Shekerinska tha se Bosnjë e Hercegovina është partner i vlefshëm dhe shtoi se NATO është e gatshme të konsolidojë më tej bashkëpunimin përmes zbatimit të programeve të aleancës në vend.

“Të gjithë duam ta shohim Bosnjë e Hercegovinën të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike. Shumë është arritur tashmë në këtë drejtim dhe ne shpresojmë dhe presim, së bashku me partnerët tanë në Bosnjë e Hercegovinë, të ndërtojmë mbi këtë themel për të mirën e të gjithëve që jetojnë atje”, tha ajo.

Sot, Shekerinska takon kreun dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, siç tha ajo, për të diskutuar mbi situatën në BeH por edhe për “partneritetin tonë të përbashkët”.