Shemsho: Nuk e shoh Brikenën finaliste të Bigut
Gazetari Bruno Shemsho ka komentuar rrugëtimin e një prej konkurrenteve të “Big Brother VIP Albania”, Brikenës duke u shprehur se nuk e sheh atë si finaliste të këtij edicioni. Në një prononcim për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Shemsho tha se rrugëtimi i saj ka qenë i ndikuar nga një marrëdhënie që nuk ka funksionuar […]


Gazetari Bruno Shemsho ka komentuar rrugëtimin e një prej konkurrenteve të “Big Brother VIP Albania”, Brikenës duke u shprehur se nuk e sheh atë si finaliste të këtij edicioni.
Në një prononcim për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Shemsho tha se rrugëtimi i saj ka qenë i ndikuar nga një marrëdhënie që nuk ka funksionuar siç pritej dhe që ka reflektuar edhe në perceptimin e publikut.
“Rrugëtimi i Brikenës është limituar në kuadër të një marrëdhënie që ende nuk është marrëdhënie dashurore. Në fillim dukej se shkonte mirë, por krejt loja ndryshoi dhe u fokusua te marrëdhënia si në çdo prime, si dhe te fansat e vet. Nëse do matej nga Instagrami, Brikena do ishte fituese e këtij Big Brotheri. S’ka lidhje reale followers apo jo, kështu që më lejoni të them se unë nuk e shoh as finaliste”, tha Shemsho.