Shenoll Muharremi propozon “kompromisin e fundit” për të shmangur zgjedhjet në Kosovë

Analisti Shenoll Muharremi ka renditur disa pika e që sipas tij është mundësia e fundit që vendi mos të shkojë në zgjedhje. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se ndoshta për këtë mundet me qenë një kompromis ku: 1. Albin Kurti votohet President dhe mbetet negociator me

Mars 31, 2026 - 11:00
Shenoll Muharremi propozon “kompromisin e fundit” për të shmangur zgjedhjet në Kosovë
shenoll-muharremi-propozon-“kompromisin-e-fundit”-per-te-shmangur-zgjedhjet-ne-kosove

shenoll-muharremi-propozon-“kompromisin-e-fundit”-per-te-shmangur-zgjedhjet-ne-kosove

Analisti Shenoll Muharremi ka renditur disa pika e që sipas tij është mundësia e fundit që vendi mos të shkojë në zgjedhje.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se ndoshta për këtë mundet me qenë një kompromis ku:

1. Albin Kurti votohet President dhe mbetet negociator me Serbinë

2. Qeveria zgjerohet dhe drejtohet me PDK, LDK dhe AAK + Vjosa (ku profilet e larta si Bedriu/Memli, Lumir/Hykmete, Vlora, Avdullahu, Besiku kanë role dhe përgjegjësi kryesore)

3. LVV i drejton ministritë kryesore si Financat dhe Rendin (shumë të rëndësishme)

4. PDK e LDK i menaxhojnë ministritë e ekonomisë, energjisë dhe projekteve të mëdha ku LVV ka tepër telashe serioze!

5. AAK ministrinë e mbrojtjes me fokus në anëtarësim në NATO

6. Vjosa drejton diplomacinë dhe Ministrinë e Jashtme

7. Arsimi + Shëndetësi caktohen njerëzit më kompetentë

Postimi i tij i plotë:

Një mundësi e fundit që e shoh për mos me shku në zgjedhje nga situata ku jemi ndoshta mundet me qenë një kompromis cilësor ku:

1. Albin Kurti votohet President dhe mbetet negociator me Serbinë

2. Qeveria zgjerohet dhe drejtohet me PDK, LDK dhe AAK + Vjosa (ku profilet e larta si Bedriu/Memli, Lumir/Hykmete, Vlora, Avdullahu, Besiku kanë role dhe përgjegjësi kryesore)

3. LVV i drejton ministritë kryesore si Financat dhe Rendin (shumë të rëndësishme)

4. PDK e LDK i menaxhojnë ministritë e ekonomisë, energjisë dhe projekteve të mëdha ku LVV ka tepër telashe serioze!

5. AAK ministrinë e mbrojtjes me fokus në anëtarësim në NATO

6. Vjosa drejton diplomacinë dhe Ministrinë e Jashtme

7. Arsimi + Shëndetësi caktohen njerëzit më kompetentë

Dmth, LVV i ka Kuvendin, Presidentin dhe 2-3 ministritë kryesore; partitë tjera i drejtojnë ministritë dhe sektorët ku LVV ka shumë vështirësi të theksuara, por janë thelbësore për Kosovën me pas drejtim të ri ekonomik dhe politik e diplomatik!

Ky po duket kompromis cilësor dhe thelbësor, por gjithashtu që i adreson nevojat e Kosovës dhe respekton rezultatin zgjedhor në masë të madhe.

Po a munden disa nga kosovarët që duhet me kuptu rolin e tyre me tregu maturi e me arritë kompromise të nevojshme për të mirën e përgjithshme dhe për Kosovën (e jo pushtetin e karrigen e tyre)? Me siguri jo!