Shpërthen keq Milaim Zeka debaton me Alaudin Hamitin: Produksioni ka abuzuar dhe ka keqpërdorë imazhin tim

Në profilin Zekës u publikua gjatë javës një video, ku banorja Lejla shihet me këmbët e hapura në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Hapet televotimi”. Ndërsa Milaim Zeka sot në “Prime” tha se nuk ishte postimi i tij dhe video është pranuar nga menaxheri i rrjeteve sociale. […]

dhjetor 7, 2024 - 02:00
 0  7
Shpërthen keq Milaim Zeka debaton me Alaudin Hamitin: Produksioni ka abuzuar dhe ka keqpërdorë imazhin tim

Në profilin Zekës u publikua gjatë javës një video, ku banorja Lejla shihet me këmbët e hapura në një ditë të zakonshme në shtëpinë e famshme, duke shtuar një mbishkrim ironik: “Hapet televotimi”.
Ndërsa Milaim Zeka sot në “Prime” tha se nuk ishte postimi i tij dhe video është pranuar nga menaxheri i rrjeteve sociale.

“Nuk ka qenë postim i imi e ka dërgu dikush te Instagrami i imi dhe personi që ka mbikëqyr postimet e mija i ka pranu. Po më shkrun nëna e Lelës dhe po më pyet për fotografinë dhe e kam heq”, tha Milaim Zeka.

Moderatori Alaudin Hamiti, pas kësaj deklaratë ka ironizuar me Zekën duke i thënë: Unë vetëm Dua Lipën e njoh që ia menaxhon dikush rrjetet sociale.

Në anën tjetër Zeka u arsyetua se nuk di të përdor rrjetet sociale.

Alaudin Hamiti madje edhe i tha se personi që ia menaxhon rrjetet sociale ia don të keqën.

Por, pas shfaqjes së klipit Milaim Zeka ka shpërthyer ndaj produksionit duke e akuzuar se po përdorin imazhin e tij.

“Produksioni ka abuzuar dhe ka keqpërdorë me imazhin tem. Nuk ka qenë e postuar nga unë është rrenë. Doni të bëni BBV në emër timin”, tha ai.

Alaudin Hamiti: As ti mos abuzo me emrin e tyre

Zeka nuk u ndal me kaq i dha informacione nga jashtë Lelës duke i thënë se familja e saj i ka dalur në përkrahje atij.

E për këtë është qortuar nga moderatori.