Shtatë ditët e ardhshme Maqedonia e Veriut në zi, çfarë nënkupton kjo?
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë së zjarrit në Koçan, në të cilën humbën jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 100 janë të lënduar, nga të cilët 22 janë në gjendje kritike, shkruan Portalb.mk. Në shtatë ditët e ardhshme nuk do të mbahen manifestime dhe ngjarje kulturore. […]


Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie për shkak të tragjedisë së zjarrit në Koçan, në të cilën humbën jetën të paktën 59 persona, ndërsa mbi 100 janë të lënduar, nga të cilët 22 janë në gjendje kritike, shkruan Portalb.mk.
Në shtatë ditët e ardhshme nuk do të mbahen manifestime dhe ngjarje kulturore. Flamujt në të gjitha institucionet do të jenë në gjysmë shtize, ndërsa televizionet, radiot dhe gjithë që emetojnë program publik do të duhet të përshtatin programin, në mënyrë që muzika të jetë e zhanreve të përshtatshme për ditët e zisë. Në radio do të transmetohet vetëm muzikë serioze.
Ndalohen emisionet humoristike.
Transmetimi i programeve argëtuese, emisioneve humoristike ose programeve të luajtura nga zhanri i komedisë do të shtyhet për ditë të tjera, kur të përfundojnë ditët e zisë.
Anulohen edhe të gjitha shfaqjet teatrore, projeksionet kinematorgrafike, koncertet, ndërsa janë anuluar edhe të gjitha ngjarjet sportive vendase. Ndalohen të gjitha ngjarjet në vende publike.
Ndalohen të gjitha manifestimet dhe ngjarjet kulturore në pjesët e zisë.
Redaksia e Portalbit shpreh ngushëllime të thella për familjet e të prekurve në këtë tragjedi të madhe.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar, është kërkuar paraburgim për disa prej tyre. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
LEXO MË SHUMË NË: