Shtëpia Botuese “Shkupi” të enjten do të organizojë “Ditët e letërsisë suedeze”

Këtë të enjten paradite do të mbahet ngjarje letrare e organizuar nga Shtëpia Botuese “Shkupi” në kuadër të shënimit të 30-të vjetorit të Shtëpisë Botuese “Shkupi”, transmeton Portalb.mk. “Me rastin e 30-të vjetorit të Shtëpisë Botuese “Shkupi” dhe realizmin e fushatës “Blej e dhuro libër” si dhe në kuadër të “Ditëve të letërsisë suedezë, Shtëpia […]

dhjetor 4, 2024 - 02:00
 0  5
Shtëpia Botuese “Shkupi” të enjten do të organizojë “Ditët e letërsisë suedeze”
Shtëpia Botuese "Shkupi". Foto nga Azam Dauti.

Këtë të enjten paradite do të mbahet ngjarje letrare e organizuar nga Shtëpia Botuese “Shkupi” në kuadër të shënimit të 30-të vjetorit të Shtëpisë Botuese “Shkupi”, transmeton Portalb.mk.

“Me rastin e 30-të vjetorit të Shtëpisë Botuese “Shkupi” dhe realizmin e fushatës “Blej e dhuro libër” si dhe në kuadër të “Ditëve të letërsisë suedezë, Shtëpia Botuese “Shkupi” organizon promovim të disa librave”, njoftoi Shtëpia Botuese.

Në ngjarjen që do të fillojë të enjten prej orës 11:00 në Sallën e madhe të Komunës së Çairit, do të promovohen këto libra: “Lufta me tritonët” e shkruar nga Karel Çapek, “Bishti i Ritës” nga Helena Koch e Sara Heldt dhe “Plaka e vogël prej spinaqi” nga Martin Ëidmark, Emma Karinsdotter e Emilia Dziubak.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë edhe ambasadori çek Jaroslav Ludva.

Shtëpia Botuese përmes fushatës “Blej e dhuro libër” ka dhuruar mijëra libra në shkollat e mesme të qytetit, si formë për shënimin e 30-të vjetorit të themelimit. Në kuadër të kësaj fushate, pjesëmarrësve të enjten do t’u dhurohen nga 5 libra të botimeve 30 vjeçare të Shtëpisë botuese “Shkupi”