Shtëpia e Bardhë ultimatum Zelenskyt: Ule zërin dhe firmos marrëveshjen

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, i ka kërkuar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të ulë tonet ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar kritikën e tij si “të papranueshme”. Zelensky u shpreh i zemëruar që Ukraina u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite dhe refuzoi të firmoste një marrëveshje që do […] The post Shtëpia e Bardhë ultimatum Zelenskyt: Ule zërin dhe firmos marrëveshjen appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 21, 2025 - 01:00
 0  7
Shtëpia e Bardhë ultimatum Zelenskyt: Ule zërin dhe firmos marrëveshjen

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, i ka kërkuar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të ulë tonet ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar kritikën e tij si “të papranueshme”.

Zelensky u shpreh i zemëruar që Ukraina u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite dhe refuzoi të firmoste një marrëveshje që do t’i jepte Uashingtonit 50% të pronësisë mbi burimet e mineraleve të rralla të Ukrainës, të vlerësuara rreth 500 miliardë dollarë.

“Për gjithçka që kemi bërë për Ukrainën, kjo është e papranueshme,” tha Waltz në një intervistë për Fox & Friends, duke shtuar: “Ata duhet ta ulin tonin dhe të nënshkruajnë marrëveshjen.”

Waltz tha gjithashtu se marrëveshja e propozuar për mineralet e rralla përfshinte “garanci sigurie shumë më të fuqishme sesa një ndihmë tjetër ushtarake”, duke theksuar se SHBA ofronte një partneritet ekonomik të qëndrueshëm me Ukrainën.

Nga ana tjetër, Trump e ka quajtur Zelenskyn një “diktator pa zgjedhje”, duke iu referuar faktit që Ukraina pezulloi zgjedhjet vitin e kaluar. Ai paralajmëroi se “nëse nuk lëviz shpejt, nuk do të ketë më një vend për të qeverisur”.

Bisedimet për paqe vijojnë mes tensioneve, teksa Rusia ka shtuar sulmet ajrore në Ukrainë dhe dronët e Kremlinit mbi Kiev janë interceptuar nga mbrojtja ukrainase.

The post Shtëpia e Bardhë ultimatum Zelenskyt: Ule zërin dhe firmos marrëveshjen appeared first on InfoShqip.com.