Shtetësia e dyfishtë për deputetët/Caca Nikollovska: Nuk e lejon standardi i shtetit ligjor
Ish gjyqtarja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska në një deklaratë për Alsat thotë se nuk duhet nxituar me ndryshimet ligjore me të cilat u ndalohet deputetëve të kenë shtetësi të dyfishtë e sidomos me vendosjen e masës restriktive për deputetët aktualë, meqë kjo nuk është në përputhje […]
Ish gjyqtarja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska në një deklaratë për Alsat thotë se nuk duhet nxituar me ndryshimet ligjore me të cilat u ndalohet deputetëve të kenë shtetësi të dyfishtë e sidomos me vendosjen e masës restriktive për deputetët aktualë, meqë kjo nuk është në përputhje me standardin juridik të kontinuitetit juridik.
“Kur miratohet ndonjë ligj i cili do të godet në shumë segmente të jetës shoqërore, ju këtë të drejtë e keni lejuar, tani atë të drejtë e shfuqizoni, duhet të jepni sqarim të madh pse është ajo ashtu që të mundet edhe qytetari i thjeshtë dhe personi i përfshirë të mendojë çfarë më tej”.
“Standardi është nëse është më e pranueshme dhe më e drejtë atëherë mundet, por këtu keni sjellje restriktive e cila drejtpërdrejtë do të ndikojë në disa marrëdhënie të cilat janë krijuar në kohën kur ky ligj nuk ka qenë në fuqi. Kështu që shteti ligjor, kontinuiteti juridik e kërkon atë standard të zbatohet”, thotë Margarita Caca Nikollovska, ish gjyqtare në Strasburg.
Sipas rregullativës aktuale, Maqedonia e Veriut u lejon qytetarëve të saj shtetësinë e dyfishtë dhe kjo rregullohet me nenin 2 të Ligjit për Nënshtetësi.Caca Nikollovska, thotë se në këtë rast votohen ndryshimet në Ligjin për Deputetët, atëherë duhet të intervenohet edhe në këtë ligj që të mos ketë konflikt mes dy ligjeve.
“Nëse ky ligj, gjegjësisht nëse ky nen pranohet dhe miratohet në Kuvend sipas të gjitha gjasave do të ndikojë edhe te Ligji për Nënshtetësi, unë supozoj se kjo do të jetë pjesë e atij ligji, kështu që do të duhet të zgjidhet konflikti i përmbajtjes në njërin ligj”, shprehet Caca Nikollovska..
Ndërkohë në opinion janë hapur edhe dilema nga aspekti kushtetues, duke e pasur parasysh se neni 23 e thotë qartë se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në ushtrimin e funksioneve publike, pa renditur kritere të caktuara e sidomos rrethana në rast të shtetësisë së dyfishtë.
Caca Nikollovska, nuk e përjashton mundësinë që zgjidhja ligjore të jetë lëndë shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.
“Dimensioni kushtetues-juridik i këtij problemi, nesër ose pasnesër mundet, dhe sipas të gjitha gjasave do të paraqitet para Gjykatës Kushtetuese”, përfundon Caca Nikollovska.