Shumë familje nga Gazi Babë e Çairit braktisin VLEN-in, rreshtohen pas Bujar Osmanit
Një grup i madh familjesh nga lagjja Gazi Babë te Çairit kanë braktisur VLEN-in për t’u rreshtuar në krah të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, The post Shumë familje nga Gazi Babë e Çairit braktisin VLEN-in, rreshtohen pas Bujar Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një grup i madh familjesh nga lagjja Gazi Babë te Çairit kanë braktisur VLEN-in për t’u rreshtuar në krah të kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani.
Takimi u mbajt mbrëmë në konakun e familjes së Mervan Halitit, ku Osmani theksoi se bashkimi i qytetarëve rreth projektit të tij është garanci për një Çair më të hapur dhe transparent.
“Sonte bashkë në konakun e familjes së Mervan Halitit. Biseduam për aktualitetin dhe vizionin që kemi: një komunë funksionale, transparente dhe të hapur për të gjithë qytetarët. Kështu e shohim të ardhmen tonë të përbashkët,” deklaroi Osmani.
Ai shtoi se mbështetja e familjeve po i jep krah Lëvizjes për Çairin e ri:
“Lëvizja për Çairin e ri po prinë për së mbari.”
Në ditët e fundit, gjithnjë e më shumë anëtarë të partive të VLEN-it po bashkohen me kampin e Bujar Osmanit. Flaka
The post Shumë familje nga Gazi Babë e Çairit braktisin VLEN-in, rreshtohen pas Bujar Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
