Shumica e institucioneve bllokohen – Serbia paralizohet nga greva

Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme. Greva është iniciuar nga studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale. Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, pas asaj të mbajtur më 24 janar. Sipas mediave serbe, shumica e

Mars 7, 2025 - 15:00
 0  6
Shumica e institucioneve bllokohen – Serbia paralizohet nga greva
shumica-e-institucioneve-bllokohen-–-serbia-paralizohet-nga-greva

shumica-e-institucioneve-bllokohen-–-serbia-paralizohet-nga-greva

Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme.

Greva është iniciuar nga studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale.

Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, pas asaj të mbajtur më 24 janar.

Sipas mediave serbe, shumica e institucioneve do të bllokohen. Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona.

Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, ndërsa deri më tash dorëheqje ka dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç dhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriç.