Ymeri: Gjasat që të kemi një qeveri të koalicionit të gjerë pa VV janë të mëdha

Analisti politik Visar Ymeri, thotë se gjasat që të kemi një qeveri të koalicionit të gjerë pa VV janë të mëdha. Ymeri, thotë se asnjë prej partive të shumicës shqiptare nuk kanë gatishmëri të futen në një qeveri ku kryeminsitër do të ishte Kurti. “Gjasat që të kemi qeveri të koalicionit të gjerë pa VV

Mars 7, 2025 - 15:00
 0  6
Ymeri: Gjasat që të kemi një qeveri të koalicionit të gjerë pa VV janë të mëdha
ymeri:-gjasat-qe-te-kemi-nje-qeveri-te-koalicionit-te-gjere-pa-vv-jane-te-medha

ymeri:-gjasat-qe-te-kemi-nje-qeveri-te-koalicionit-te-gjere-pa-vv-jane-te-medha

Analisti politik Visar Ymeri, thotë se gjasat që të kemi një qeveri të koalicionit të gjerë pa VV janë të mëdha.

Ymeri, thotë se asnjë prej partive të shumicës shqiptare nuk kanë gatishmëri të futen në një qeveri ku kryeminsitër do të ishte Kurti.

“Gjasat që të kemi qeveri të koalicionit të gjerë pa VV duket se janë të mëdha, nisur nga fatki që asnjë prej partive të shumicës shqiptare nuk kanë gadishmëri të futen në një qeveri ku Kryeministri do të ishte Kurti. Pa këtë gadishmëri Kurti nuk ka mundësi të krijimit të qeverisë edhe nëse të gjithë deputetët e komuniteteve jo shumicë (pa listën serbe) shkojnë në kosliacion me Kurtin. Atëherë mundësia që e ka Kurti është ta marrë në koalicion edhe Listën Serbe dhe kështu ta krijojë qeverinë. Ose një prej opcioneve me më pak mundësi do të thosha, është bashkimi i 3 deputetëve të Nisma’s në koalicionin e Kurtit. Edhe kjo qeveri do të ishte e mundur vetëm nëse të gjithë deputetët e komuniteteve jo shumicë plus Nenad Rashiq do ta përkrahnin koalicionin”

“Pra secili opcion i Kurtit do të ishte një qeveri që mezi i ka 61 deputetë dhe kështu një qeveri tejet e brishtë. Në anën tjetër opcioni i PDK-LDK-AAK-NISMA dhe të tjerët ka mundësi t’i arrijë gjithsej 70 deputetë ose edhe më shumë, që do të paraqiste një qeveri shumë më stabile në numra. Por jo mjaftueshëm për vendimet e rëndësishme që kërkojnë 2/3’tat përfshi këtu zgjedhjen e Presidentes/it”, tha ai.

Ndër të tjera ai thekson se sa i përket raportit me BE-në e dialogun me Serbinë, Kurti do kishte qenë kryeministri më i papërshtatshëm.

Tutje ai shton se sjellja e njëjtë politike e qeverisë së Kosovës ndaj partneritetit me ShBA siç e kemi parë për këto 4 vite të mandatit të Kurtit, rrezikon të ketë kosto shumë më të lartë.
Ymeri thotë se sjelljet e Kurtit karshi gjygjësorit dhe ikja e tij nga përgjegjësia për të dëshmuar e bëjnë atë një person të papërshtatshëm dhe jo të duhur për kryeministër.

“Duke i pasur parasysh rrethanat në të cilat gjendemi globalisht e rajonalisht dhe në raport me BE-në e dialogun me Serbinë mendoj që Kurti si kryeministër do të kishte qenë më i papërshtatshmi. Mos të harrojmë se sanksionet ndaj Kosovës janë paraqitur të jenë sanksione ndaj Kurtit kryesisht e personalisht. Shtoja këtu marrëdhëniet jashtëzakonsiht të tendosura që Kurti i ka me administratën e ShBA-ve e cila është tejet e shquar për paparashikueshmëri e mungesë absolute durimi”

“Sjellja e njëjtë politike e qeverisë së Kosovës ndaj partneritetit me ShBA siç e kemi parë për këto katër vite të mandatit të Kurtit rrezikon të ketë kosto shumë më të lartë me këtë Administratë krahasuar me të kaluarën. E Qeveria e Kosovës edhe me administratën e kaluar ka pësuar sanksione. Shtoja pastaj kësaj sjelljen skandaloze të Kurtit karshi gjyqësorit dhe ikjen e tij nga përgjegjësia për të dëshmuar në hetimet për korrupcion ndaj qecerisë së tij, e bëjnë Kurti person jashtëzakonisht të papërshtatshëm e jo të duhur për Kryeministër”, u shpreh Ymeri.

Gjithashtu ai thotë se në politikë ka zgjidhje por duhet kompromis, ku shton se është detyrë e krerëve poltik të angazhohen për ti bërë zgjedhjet më të mira dhe më të qëndrueshme për të ecur përpara.

“Ndërkohë që Kosovës i duhen urgjentisht sanimi i marrëdhënieve me perëndimin, zhbllokimi i investimeve përmes heqjes së sanksioneve, përparim në procesin e dialogut për ta zhbllokuar afirmimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, ulja e tensioneve për ta rritur mundësinë e investimeve të huaja direkte, marrja e masave urgjente për t’i sanuar dëmet e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, si dhe rritja e vëllimit të investimeve kapitale për ta përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike. Këto kanë qenë zotimet e premtimet e partive si PDK e LDK”

“Prandaj konsiderojë që një qeverisje e tillë dhe një qeveri e tillë është e domosdoshme për tash. Jetëgjatësia e saj pastaj është çështje që duhet parë dhe duhet trjatuar seriozisht nga të gjithë akterët e përshirë. Në politikë ka zgjidhje, dhe duhet kompromis. Është detyrë e krerëve politik të angazhohen për t’i zgjidhjet dhe kombinatorikat me të mira dhe të qëndrueshme për të ecur para”, përfundoi Ymeri për GazetaBlic