Si ndikon plani i paqes i Trumpit në territorin palestinez?
Militantët e Hamasit kanë pranuar planin e paqes të Shteteve të Bashkuara për Rripin e Gazës. Të hënën, Shtëpia e Bardhë publikoi një hartë, e cila tregon linjat e ndryshme të tërheqjes së trupave izraelite, në rast se do të vihej në zbatim plani i paqes i presidenti amerikan, Donald Trump. Megjithëse harta duket të […]


Militantët e Hamasit kanë pranuar planin e paqes të Shteteve të Bashkuara për Rripin e Gazës.
Të hënën, Shtëpia e Bardhë publikoi një hartë, e cila tregon linjat e ndryshme të tërheqjes së trupave izraelite, në rast se do të vihej në zbatim plani i paqes i presidenti amerikan, Donald Trump.
Megjithëse harta duket të jetë disi e përafërt – për shembull, kufiri jugor i Gazës me Egjiptin nuk është aq i drejtë sa paraqitet – ajo na jep një ide se çfarë do të nënkuptonte ky plan paqeje për territorin palestinez.
Nëse plani i paqes do të ndiqte kufijtë e treguar në hartën e Shtëpisë së Bardhë, tërheqja fillestare ushtarake do ta linte Gazën rreth 55 për qind të pushtuar.
Tërheqja e dytë do ta linte atë rreth 40 për qind të pushtuar, raporton bbc.
Dhe faza përfundimtare e tërheqjes, e cila do të krijonte një “zonë sigurie”, do ta linte rreth 15 për qind të Gazës të pushtuar nga ushtria izraelite.
Harta gjithashtu tregon një “vijë aktuale kontrolli” nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), por kjo hartë nuk përputhet shumë me analizën për zonat nën urdhra evakuimi apo të përcaktuara si zona të militarizuara.
Më poshtë është versioni më i fundit i hartës së vetë IDF-së, që tregon zonën të cilën ushtria izraelite e quan “zonë luftarake të rrezikshme”, e cila mbulon rreth 80 për qind të Gazës. Gjithashtu tregohet pjesa jugore e Gazës që përshkruhet si “zonë humanitare”.