Sigurimi i Mickoskit dërgohet në Burgun e Shutkës, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar
Polici dhe sigurimi personal i kryeministrit, Angel Saramakov nga Velesi, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngrejë kallëzim The post Sigurimi i Mickoskit dërgohet në Burgun e Shutkës, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Polici dhe sigurimi personal i kryeministrit, Angel Saramakov nga Velesi, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, konfirmojnë për Alsat nga burgu.
Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec. Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit. Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore. /Alsat.mk
The post Sigurimi i Mickoskit dërgohet në Burgun e Shutkës, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .