Siljanovska-Davkova priti me nderime të larta shtetërore homologun malazez Jakov Millatoviq

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u prit sot me nderime të larta shtetërore në Villën “Vodno” në Shkup nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Millatoviq realizoi takim kokë më kokë me homologen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa u mbajt edhe seancë plenare e delegacioneve të dy vendeve. Nesër, Milatoviq do të vendosë një kurorë lulesh […]

Mars 31, 2026 - 14:00
Siljanovska-Davkova priti me nderime të larta shtetërore homologun malazez Jakov Millatoviq

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u prit sot me nderime të larta shtetërore në Villën “Vodno” në Shkup nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Millatoviq realizoi takim kokë më kokë me homologen nga Maqedonia e Veriut, ndërsa u mbajt edhe seancë plenare e delegacioneve të dy vendeve.

Nesër, Milatoviq do të vendosë një kurorë lulesh mbi varrin e Goce Dellçev në kishën “Shën Spas” në Shkup, dhe së bashku me Siljanovska-Davkovan do të mbajnë një ligjëratë në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë” pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.