S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit

Kryeqyteti do të mbetet edhe nesër pa autobusë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës. Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara. Elmi Gashi, në një prononcim për media, tha se

dhjetor 1, 2025 - 13:30
 0
S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit
S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit

S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit

Kryeqyteti do të mbetet edhe nesër pa autobusë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës.

Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara.

Elmi Gashi, në një prononcim për media, tha se sapo paratë të transferohen në llogaritë e punëtorëve dhe operatorëve, shërbimi do të rifillojë menjëherë, për 30 minuta .

“Protesta ka përfunduar, por jemi në pritje të alokimit të mjeteve. Që të paguhen rrogat dhe obligimet ndaj operatorëve privatë, duhet të kryhet bartja e fondeve. Në momentin që ndodh kjo, jemi gati të nisemi me punë, na duhen rreth 30 minuta për t’u përgatitur”, tha Gashi.