Skandali milionësh në BSK, Supremja ia ndërpret paraburgimin F.S
Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e F.S, i dyshuar në skandalin milionësh nëByronë Kosovare të Sigurimeve, duke ia ndërprerë masën e paraburgimit. Ky vendim erdhi pas ushtrimit të kërkesës kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës/ “Çështja penale ka


Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtja e F.S, i dyshuar në skandalin milionësh nëByronë Kosovare të Sigurimeve, duke ia ndërprerë masën e paraburgimit.
Ky vendim erdhi pas ushtrimit të kërkesës kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës/
“Çështja penale ka të bëjë me disa të pandehur, përfshirë S.M., V.B. dhe të tjerë, të akuzuar për vepra penale si: keqpërdorimi i besimit, keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, falsifikimi i dokumenteve dhe vepra të tjera penale, të kryera në bashkëkryerje dhe në forma të ndryshme të ndihmës.
Gjykata Supreme ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit F.S. dhe ka ndryshuar aktvendimet e gjykatave të instancave më të ulëta.
Ndaj të pandehurit F.S. është ndërprerë masa e paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjasë deri më 8 prill 2026.” – thuhet në njoftim.
Në fund, Supremja ka theksuar se masa e paraburgimit duhet të përdoret vetëm kur masat më të lehta nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë.
“Në këtë rast, Gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë rrethana konkrete që justifikojnë vazhdimin e paraburgimit, si rreziku i arratisjes, ndikimi në prova apo përsëritja e veprës penale.” /Klankosova
