Snopçe: Kjo qeveri ka mbështetje të jashtëzakonshme
Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopce në një deklaratë për A2 CNN, ka theksuar se qeveria e re ka një mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai tha se kjo qeveri është duke luftuar pakompromism korrupsionin dhe krimin e organizuar, që nuk kishte qenë në të kaluarën. “Kemi një qeverisje të […]
Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopce në një deklaratë për A2 CNN, ka theksuar se qeveria e re ka një mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai tha se kjo qeveri është duke luftuar pakompromism korrupsionin dhe krimin e organizuar, që nuk kishte qenë në të kaluarën.
“Kemi një qeverisje të re, një qeverisje me një përkrahje të jashtëzakonshme nuk diskutohet, dhe normalisht një ndër premtimet kryesore të qeverisë ishin tre pika kyçe. Pika e parë ishte vazhdimi i procesit eurointegrues sepse Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç nisjes së negociatave për anëtarësim. Pika e dytë ishte përforcimi ekonomik, zhvillimi ekonomik, për shkak se ne kemi ngecje në zhvillimin tonë ekonomik, parametrat ekonomik e tregojnë atë dhe normalisht nuk e flasim ne atë, por e tregojnë edhe parametrat e instancave relevante për matje të autorizuara për këtë punë. Dhe pika e tretë ndoshta kyçe, normalisht që do të implikonte rezultat të suksesshëm në realizimin e dy parametrave të parë është lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sepse edhe këtë nuk e themi ne, ne kemi patur një deklaratë të Ambasadores amerikane në Shkup, ku thoshte se në Maqedoni kemi pandemi të korrupsionit. Pra kur një Ambasadori të një shteti më të fuqishëm në botë e thotë këtë, kjo i bie se ti je i sëmurë, dhe kur je i sëmurë duhet të marrish masa për të evituar zgjerimin e kësaj sëmundje. Pra kur themi epidemi, njësoj si në kohën e Kovidit, qytetarët e dinë, pra masat kundër Kovidit ishte izolimi. E fatkeqësisht shteti i Maqedonisë nuk e izoloi askënd në periudhën paraprake”, ka deklaruar mes tjerash Snopce.
Ai mes tjerash shtoi se shteti në të kaluarën nuk ka patur rezultate konkrete në luftën korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Pavarësisht ftesave të miqve tonë ndërkombëtar por edhe tonat, kjo ka qenë pasojë edhe mosfunksionalitetit të sistemit gjyqësorë për shkak se shumë lëndë kanë qenë në sirtarë dhe nuk janë procesuar”, tha Snopçe.