“Wizzair” më 9 mars do të anulojë linjën ajrore Shkup-Budapest
Nga 9 marsi 2025, “Wizzair” anulon linjën ajrore Shkup-Budapest. Kjo është linja e shtatë që kompania ka tërhequr vitin e fundit. Nga janari 2025, Wizzair ndaloi fluturimet për në Salzburg dhe Bremen dhe anuloi fluturimet për në Këln, Kopenhagë dhe Stokholm-Skavsta, transmeton Portalb.mk. Kompania nuk ka bërë të ditur pse po e anulon këtë linjë […]


Nga 9 marsi 2025, “Wizzair” anulon linjën ajrore Shkup-Budapest. Kjo është linja e shtatë që kompania ka tërhequr vitin e fundit. Nga janari 2025, Wizzair ndaloi fluturimet për në Salzburg dhe Bremen dhe anuloi fluturimet për në Këln, Kopenhagë dhe Stokholm-Skavsta, transmeton Portalb.mk.
Kompania nuk ka bërë të ditur pse po e anulon këtë linjë dhe nuk dihet nëse do të kthehet me orarin e fluturimeve dimërore.
Ndërkohë, Wizair ka marrë subvencione nga qeveria për fluturimet e reja drejt Lionit, Barcelonës dhe Shtutgartit, të cilat tashmë janë në dispozicion për prenotim.
Kompania shërben pothuajse 60 përqind të destinacioneve nga Aeroporti i Shkupit.
Nga ky vit, qeveria njoftoi se do të subvencionojë transportin ajror sipas destinacionit dhe jo me linjë ajrore si më parë, për të ulur varësinë nga një linjë ajrore.