Snopçe: Qeveria doli e papërgjegjshme ndaj interesave të shqiptarëve
Intenca e çdo partie politike gjithandej është që të jetë pjesë e pushtetit që pastaj të realizojë përcaktimet programore, dhe kjo është beteja politike për të ardhur në pushtet. Kjo The post Snopçe: Qeveria doli e papërgjegjshme ndaj interesave të shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Intenca e çdo partie politike gjithandej është që të jetë pjesë e pushtetit që pastaj të realizojë përcaktimet programore, dhe kjo është beteja politike për të ardhur në pushtet. Kjo nuk e di a ka ndodhur më parë, por ASH mori vendim që nga dita e pardjeshme të veprojë në opozitë, transmeton Flaka Media
Kështu e nis sqarimin e tij për vendimin e marrë që ASH të kalojë më opozitë, deputeti i kësaj partie, Halil Snopçe për televizionin Ora News në Shqipëri.
“Te ne nuk kam dëgjuar ndonjër parti politike, por me sa ndjek as në Shqipëri ose Kosovë apo në rajon të pranojë gabimet dhe të ulet të flas për ato. Qeveritë që përbëhen nga parti politike që nuk i pranojnë gabimet janë qeveri të papërgjegjshme. Ne si qeveri morëm disa përgjegjësi para qytetarëve dhe koalicionit VLEN iu dhanë 107 mijë vota dhe kjo ishte një kredi e madhe e dhënë nga qytetarët dhe ne duheshte t’ia kthejmë huanë qytetarëve. Një qeveri e përgjegjshme kthenë huan qytetarit vetëm duke realizuar premtimet. Ne kemi qenë kritikë të qeverive të mëparshme sepse nuk kanë bërë asnjë auditim për atë çfarë kishin premtuar dhe kishin realizuar”, deklaroi deputeti Snopçe.
Ai tha se “kemi pasur disa gjëra që u arritën me ndihmën e ministrave tanë siç ishte ndihma financiare për pushtetin lokal”, por, shtoi ai, arritjet esenciale që kanë të bëjnë me interesin kombëtar shqiptarë, nuk u bënë. Kjo është primare, the Snopçe, pasi siç sqaroi “ne nuk dëshirojë të jemi në qeveri si emër dhe të na etiketojnë me mbiemër negativ dhe se kemi dështuar”.
Ai tha se kur kanë hyrë në qeveri kanë dashur të realizojnë disa premtime.
“Ne kemi pasur një ëndërr dhe ëndrra jonë ka qenë fillimisht ta çojmë BDI-në në opozitë sepse te pala maqedonase ndodhte rotacion politik, kurse te pala shqiptare 22 vite ishte BDI-ja. Normalisht se gjysma e ëndrrës u realizua dhe BDI shkoi në opozitë, megjithatë ne nuk arritëm të kthejmë kreditin e marrë nga qytetarët. Ne kështu do dilnim të dështuar sepse historia është e pamëshirshme dhe në të ardhmen mund të gjykohemi”, deklaroi deputeti Halil Snopçe nga ASH.
Shtoi se kanë premtuar se për 6 muaj do të ndodhin ndryshimet kushtetuese që është kusht i panegociuushëm për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Fatkeqësisht tani edhe pas një viti askush nuk flet për ndryshimet kushtetuese. Kjo normalisht varet prej VMRO-DPMN, por ne nuk e kemi realizuar këtë gjë”, deklaroi më tej ai.
Snopçe rënditi edhe një sërë çështjesh të tjera të cilat kanë qenë vendimtare që ASH të kalojë në opozitë. Flaka Media
The post Snopçe: Qeveria doli e papërgjegjshme ndaj interesave të shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .