Snopçe: ASH nuk ka tjetër interes përveç mbrojtjes së shqiptarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë për televizionin Ora News në Shqipëri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë interes personal apo politik, përveç The post Snopçe: ASH nuk ka tjetër interes përveç mbrojtjes së shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 01:00
 0  4
Snopçe: ASH nuk ka tjetër interes përveç mbrojtjes së shqiptarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë për televizionin Ora News në Shqipëri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë interes personal apo politik, përveç mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në këtë intervistë, ai ka shpalosur arsyet pse ASH vendosi të largohet nga qeveria dhe pse nuk do të bashkohet me BDI-në në opozitë, transmeton Flaka Media

“Për ASH nuk ka interes tjetër përveç mbrojtjes së shqiptarëve. Nuk do të jemi pjesë e ndonjë blloku me BDI-në, por do të veprojmë si grup parlamentar i pavarur,” u shpreh Snopçe.

Ai ka kritikuar ashpër mosrealizimin e premtimeve të qeverisë për ndryshimet kushtetuese dhe ligjin për përfaqësim të drejtë e adekuat të komuniteteve. Sipas tij, vonesat janë të qëllimshme dhe të koordinuara nga VMRO-DPMNE, me qëllim margjinalizimin e shqiptarëve në administratë.

“Na u tha se Ligji për përfaqësim do të miratohej në dhjetor të vitit të kaluar, por tani jemi në maj 2025 dhe ende s’ka asgjë. Komisioni që u formua nuk ka prodhuar asnjë rezultat për më shumë se 6 muaj. Kjo situatë është shfrytëzuar për punësime njëetnike, duke lënë jashtë shqiptarët. Ky është diskriminim i hapur,” theksoi ai.

Snopçe foli edhe për çështjen e rasteve të montuara politike që, sipas tij, kanë mbetur në harresë. “As për to askush nuk flet më, edhe pse i kishim premtuar drejtësi qytetarëve tanë,” tha ai.

Një tjetër shkak për ndarjen e ASH-së nga koalicioni VLEN ishte mospajtimi për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale.

“Vendimi ynë për të garuar me lista të veçanta nuk u pranua nga partnerët. Kjo e përforcoi bindjen tonë se duhet të kthehemi te populli dhe të veprojmë ndaras, por në funksion të interesit të përbashkët të shqiptarëve,” përfundoi deputeti Snopçe. Flaka Media

The post Snopçe: ASH nuk ka tjetër interes përveç mbrojtjes së shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .