Solidaritet me familjarët e viktimave të Koçanit përmes fotoaktivizmit

Në shenjë solidariteti me familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçani, fotografi Vanço Xhambaski ka publikuar fotogalerinë me 460 fotografi nga protesta “Marshi për Engjëjt”, të cilat mund të merren dhe publikohen pa pengesë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk. Marshi protestues u mbajt më 29 prill në Shkup, organizuar nga familjet e viktimave të zjarrit tragjik […]

maj 2, 2025 - 00:00
 0  5
Solidaritet me familjarët e viktimave të Koçanit përmes fotoaktivizmit
Foto nga albumi "Marshimi për Engjëjt" kushtuar protestës së familjeve të të vrarëve në Koçan. Foto: Vanço Dzambaski, CC-BY-NC

Në shenjë solidariteti me familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçani, fotografi Vanço Xhambaski ka publikuar fotogalerinë me 460 fotografi nga protesta “Marshi për Engjëjt”, të cilat mund të merren dhe publikohen pa pengesë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Marshi protestues u mbajt më 29 prill në Shkup, organizuar nga familjet e viktimave të zjarrit tragjik që përfshiu diskotekën e improvizuar “Puls” në Koçani më 16 mars, duke vrarë 62 persona, kryesisht të rinj.

Marshimi filloi para objektit të Prokurorisë Publike dhe më pas vazhdoi përpara objektit të Kuvendit. Prindërit, të afërmit e të ndjerëve dhe disa qindra mbështetës, përfshirë grupe studentësh, kërkuan llogaridhënie për tragjedinë, si dhe masa konkrete institucionale për të parandaluar fatkeqësi të tilla në të ardhmen. Pas ngjarjes, në rrjetet sociale u shfaqën një sërë kritikash për shkak të pasivitetit të banorëve të Shkupit të cilët nuk e mbështetën marshin me praninë e tyre.

Fotoaktivizmi u ofron një mundësi qytetarëve që dëshirojnë të shprehin mbështetjen e tyre për familjet e viktimave, ta bëjnë këtë duke shpërndarë foto, video ose linqe me ngjarje në të cilat nuk kanë mundur të marrin pjesë personalisht.

Kështu, fotot nga galeria “Marshimi për Engjëjt” mund të përdoren falas nga mediat komerciale dhe jokomerciale, si dhe nga individë në rrjetet sociale, me kushtin e vetëm që gjatë publikimit të tregohet emri i autorit dhe, mundësisht, një link të burimit.

Albumi i plotë, kliko në foton më poshtë:

V18_9623

Pasi publikimit të galerisë, një numër qytetarësh që morën pjesë në protestë ose që nuk mundën të merrnin pjesë, por që shprehën keqardhje për viktimat, filluan të ndanin linkun ose fotografi individuale.

Ky lloj akvitizmi mbështet gjithashtu punën e mediave jofitimprurëse, mediave të vogla dhe lokale, të cilat nuk janë në gjendje të dërgojnë fotoreporterë në ngjarjet për shkak të kapaciteteve të kufizuara financiare dhe njerëzore.

Duke publikuar foto që janë falas për t’u përdorur, ato ndihmojnë gjithashtu në shmangien e rrezikut të padive nga fotografë komercialë dhe agjenci fotografike, fotografitë e të cilëve të postuara në internet mund të shkarkohen pa leje. Shkarkimi pa leje i ekspozon mediat ndaj padive, sepse nëse nuk tregohet qartë se ato mund të përdoren, kuptohet që fotot “nga interneti” mbrohen sipas Ligjit të të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Lidhura.

Shënimi i fotove si falas për shkarkim bëhet duke i aplikuar ato në licencat Creative Commons, si në rastin e Xhamsakit, ose licenca të tjera si GNU, ose duke i vendosur ato në Domenin Publik. Një burim i rëndësishëm global që përdor licenca të tilla është Wikipedia.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prillmë 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Midis tyre është edhe zyrtari i BDI-së, Kreshnik Bekteshi.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 25 prill ngriti kallëzim penal kundër K.B., G.L. dhe A.T, të gjithë policë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”  lidhur me tragjedinë e zjarrit në Koçan.