Sondazhet e favorizojnë Hristijan Mickoski, por shmang zgjedhjet e parakohshme!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një dalje për media theksoi se nuk pritet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit. Ai shtoi se qëllimi mbetet mbajtja The post Sondazhet e favorizojnë Hristijan Mickoski, por shmang zgjedhjet e parakohshme! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 28, 2026 - 16:30
Sondazhet e favorizojnë Hristijan Mickoski, por shmang zgjedhjet e parakohshme!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një dalje për media theksoi se nuk pritet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit. Ai shtoi se qëllimi mbetet mbajtja e zgjedhjeve në afatin e rregullt, në vitin 2028, duke theksuar rëndësinë e fokusimit tek reformat në vend.

“Thashë që këtë vit nuk kemi ndërmend të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qëllimi ynë janë zgjedhjet e rregullta në vitin 2028, dhe e kemi bërë këtë të qartë shumë herë. Edhe pse politikisht do të ishte e volitshme të mbaheshin zgjedhje të parakohshme, veçanërisht pas rezultateve të forta në zgjedhjet lokale, nuk e shoh këtë si prioritet tani. Mendoj se duhet të përqendrohemi tek reformat”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Komenti vjen në ditën kur u publikua sondazhi që partinë e tij e nxirrte absolut para LSDM-së opozitare me diferencë 5 me 1. Gazeta Flaka

The post Sondazhet e favorizojnë Hristijan Mickoski, por shmang zgjedhjet e parakohshme! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .