Sondazhi në Flaka: Pak shqiptarë besojnë se Gjykata Kushtetuese i mbështet vendimet në Kushtetutë

Në sondazhin e realizuar nga Flaka, me gjithsej 104 vota, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve janë shprehur kritikë ndaj rolit të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas rezultateve, The post Sondazhi në Flaka: Pak shqiptarë besojnë se Gjykata Kushtetuese i mbështet vendimet në Kushtetutë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 25, 2026 - 14:00
Sondazhi në Flaka: Pak shqiptarë besojnë se Gjykata Kushtetuese i mbështet vendimet në Kushtetutë

Në sondazhin e realizuar nga Flaka, me gjithsej 104 vota, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve janë shprehur kritikë ndaj rolit të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas rezultateve, 94 votues apo 90% e tyre konsiderojnë se institucioni është “instrument i pushtetit të VMRO-DPMNE”. Ndërkohë, vetëm 7 qytetarë (7%) mendojnë se ai “mbron Kushtetutën”.

Një përqindje e vogël, përkatësisht 3 votues, janë shprehur se nuk kanë një mendim të formuar për këtë çështje.

Rezultatet e sondazhit tregojnë një perceptim të fortë kritik në opinionin publik, me një dominim të qartë të bindjes se institucioni është i ndikuar politikisht.

Pyetja e radhës në sondazhin e Flaka-s:
Çka fitojnë shqiptarët me unifikimin e VLEN-it në një parti?

  • Nuk u vjen në udhë aspak
  • Mbron interesin shqiptar?
  • Defragmentalizon votën shqiptare?

The post Sondazhi në Flaka: Pak shqiptarë besojnë se Gjykata Kushtetuese i mbështet vendimet në Kushtetutë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .