Policia: Një këmbësor u godit për vde*kje në Bresje të Fushë-Kosovës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën mbrëma. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Hoxha ka thënë se këmbësori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. “Me datë

Mars 31, 2025 - 00:00
 0  6
Policia: Një këmbësor u godit për vde*kje në Bresje të Fushë-Kosovës

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës të dielën mbrëma.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 ku një këmbësor është goditur nga një veturë.

Hoxha ka thënë se këmbësori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

“Me datë 30.03.2025, rreth orës 21:00 në rr. Prishtinë – Pejë, tek semaforët në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku në mes një veture dhe këmbësori. Në vendin e aksidentit kanë dal njësitë policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull”, tregoi Hoxha për Zeri.info.

Ai ka thënë se rruga ku ka ndodhur aksidenti, është mbyllur përkohësisht.

“Rruga Prishtinë- Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetime lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, tregoi Hoxha.

Sipas kësaj deklarate të Policisë, akoma nuk ka ndonjë të arrestuar për këtë aksident.