Sot mbahet diskutim online me temë “Të jesh apo të mos jesh student në Maqedoni?”

Për çështjet e standardit të studentëve të Maqedonisë së Veriut, për atë se si të lehtësohet jeta për studentët, dhe cilat janë zgjidhjet e mundshme, veçanërisht për problemin e transportit, do të hapen në panelin e diskutimit që do të mbahet sot (e enjte), më 12 dhjetor, me fillim në ora 12:00, online në ZOOM, […]

dhjetor 12, 2024 - 12:00
 0  4
Sot mbahet diskutim online me temë “Të jesh apo të mos jesh student në Maqedoni?”

Për çështjet e standardit të studentëve të Maqedonisë së Veriut, për atë se si të lehtësohet jeta për studentët, dhe cilat janë zgjidhjet e mundshme, veçanërisht për problemin e transportit, do të hapen në panelin e diskutimit që do të mbahet sot (e enjte), më 12 dhjetor, me fillim në ora 12:00, online në ZOOM, transmeton Portalb.mk.

Shpenzimet mujore të studentëve në Maqedoninë e Veriut arrijnë në disa mijëra denarë, duke përfshirë çmimet e larta për arsim, akomodim, udhëtim, ushqim dhe nevoja të tjera. Nga analiza e Forumit për Ndryshime Arsimore rezulton se shpenzimet mesatare për një semestër vetëm për studentët e Fakultetit Ekonomik në UKM arrijnë në 81.335 denarë ose 1.317 euro.

Meta.mk në shtator ka bërë një analizë të shpenzimeve të studentëve për semestrin dimëror në universitetet shtetërore. Studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM) në Shkup po përballen me shpenzime shtesë nga ky vit akademik për shkak të rritjes së pjesëmarrjes(participimit), gjegjësisht rritjes së shpenzimeve për studime.

Më vështirë e kanë ata studentë që janë nga qytete të tjera dhe që duhet të udhëtojnë për në Shkup. Për shembull, studentët e mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” me të cilët foli Portalb.mk ankohen se nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit. Pavarësisht ndihmës nga shteti, studentët kërkojnë më shumë lehtësim pasi sipas tyre nuk mjaftojnë masat aktuale.

Për gjitha këto çështje dhe jo vetëm, do të diskutohet sot, e enjte (12.12.24) në gjuhën maqedonase me përkthim në shqip.

Në të do të flasin studentet Marija Jovanovska dhe Milena Gligorova, Sheval Ziza nga Trupi Nacional Studentor dhe Viktoria Postolovska nga “Forumi për Ndryshime në Arsim”.

Linku: https://us06web.zoom.us/j/82417677389 

Ngjarja organizohet nga Shoqata për Avancimin e Praktikave Mediatike “Media Inovative”, në kuadër të së cilës funksionon portali Portalb, së bashku me Shoqatën e Qytetarëve “Forumi për Ndryshime Arsimore”. Paneli është i hapur për të gjithë studentët, gazetarët, qytetarët e interesuar, shoqatat, organizatat joqeveritare dhe subjekte të tjera. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook në faqet e organizatorëve.