Kjo është Agjenda reformuese e RMV-së dhe prioritetet kyçe të saj
Agjenda Reformuese e Maqedonisë së Veriut është e ndarë në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë janë përcaktuar qëllimet dhe koherenca e Agjendës Reformuese, ndërsa në pjesën e dytë janë përshkruar fushat e politikave dhe reformave të ngjashme. Me këtë agjendë, pritet promovimi i një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe të besueshëm, i […]
Agjenda Reformuese e Maqedonisë së Veriut është e ndarë në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë janë përcaktuar qëllimet dhe koherenca e Agjendës Reformuese, ndërsa në pjesën e dytë janë përshkruar fushat e politikave dhe reformave të ngjashme. Me këtë agjendë, pritet promovimi i një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe të besueshëm, i aftë ta mbështesë drejtësinë dhe garantimin e shtetit të së drejtës, raporton Portalb.mk.
Në vijim mund të shihni se çfarë përmbajnë më në detaje të dyja pjesët e Agjendës reformuese.
Qëllimet dhe koherenca e Agjendës Reformuese:
- Sfidat kryesore (analiza e problemit)
- Qëllimet e Agjendës Reformuese
- Konsistencë me kornizën politikave të përgjithshme
- Prioritetet kryesore politike
- Sektorët fundamental, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar - Transformimi digjital dhe çështjet e sigurisë digjitale
- Arsimi, trajnimi, punësimi dhe qëllimet sociale
- Parimi “Mos shkakto dëm të dukshëm”
- Integrimi i perspektivës gjinore
Përshkrim i fushave të politikave dhe reformave të ngjashme:
- Fusha e politikës 1: Qeverisja/Reforma në Administratën Publike dhe Menaxhimi i Financave Publike
- Fusha e politikave 2: Eergjetike/tranzicioni digjital. Këtu hyjnë nënfushat: reformat e tregut, dekarbonizimi, burimet e ripërtëritshme, miratimi i sistemit të tregtimit të emetimeve, efikasiteti energjetik dhe ndotja e ajrit, siguria kibernetike, digjitalizimi,
- Fusha e politikës 3: Kapitali njerëzor me nënfushën e saj Aftësitë arsimore.
- Fusha e politikës 4: zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisi afarist me nënfushën: mjedisi afarist.
- Fusha e politikës 5: Bazat/sundimi i ligjit me nënfushat: demokracia, pavarësia, cilësia dhe integriteti i gjyqësorit, konsolidimi i funksionimit të këshillit gjyqësor, efikasiteti i gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, kthimi i pronës.
- Kushtet e përgjithshme për pagesat (për të gjitha fushat e politikës)
- Investimet në kornizën e investimeve në Ballkanit Perëndimor (KIPB)
- Monitorimi, raportimi, vlerësimi
- Kontrolli dhe revizioniKomplementariteti me IPA III
Kur jemi te monitorimi i zbatimit të Agjendës për reforma, Qeveria do të vendosë monitorim të rregullt dhe sistematik, edhe në nivelet politike edhe ato teknike, si dhe marrëveshje raportimi për të informuar mbi progresin drejt përmbushjes së rezultateve të planifikuara, në këtë mënyrë duke siguruar një raportim të shëndoshë, të kompletuar dhe gjithëpërfshirës para Komisionit. Në të do përdoren sa më shumë që të jetë e mundur procedurat ekzistuese për sa u përket prokurimeve publike, zbatimit, kontrollit të brendshëm, parregullsive dhe mashtrimeve si dhe revizion të jashtëm
Monitorimi i zbatimit do të sigurojë rrjedh të rregullt të informacioneve dhe bazuar në kriteret e vendosura nga Komisioni duke raportuar mbi arritjet, progresin në përmbushjen e reformave dhe hapave përkatës, sistemin e kontrollit të brendshëm, zbatimin e buxhetit dhe investimet e KIBP-në. Vendi do të inkorporojë marrëveshje monitorimi që do të përcaktojnë monitorim të rregullt dhe raportim gjashtëmujor.
Agjenda Reformuese e Maqedonisë së Veriut 2024-2027 synon përshpejtimin e integrimit në BE përmes reformave në qeverisje, ekonomi dhe sektorë të tjerë kryesorë. Fokus kryesor janë lufta kundër korrupsionit, përmirësimi i administratës publike, digjitalizimi dhe tranzicioni drejt energjisë së gjelbër.
Dokumenti adreson sfidat si papunësia, harmonizimi i arsimit me tregun e punës dhe menaxhimi efektiv i financave publike. I njëjti përfshin investime në infrastrukturë, energji të rinovueshme dhe transformim digjital për të forcuar konkurrencën dhe qëndrueshmërinë socio-ekonomike.
Agjenda e reformës e Maqedonisë së Veriut u miratua më 23 tetor 2024 nga Komisioni Evropian, e njëjta është e orientuar drejt adresimit të sfidave thelbësore që pengojnë konvergjencën socio-ekonomike të vendit me Bashkimin Evropian (BE). Nga e njëjta, varet edhe lëshimi i parave, fonde të BE-së, për vendin tonë.
Ndryshe, Ministria për Çështje Evropiane po zhvillohen një platformë online, e cila do të sigurojë transparencë të plotë në implementimin e Agjendës Reformuese. Kjo platformë do të mundësojë qasje të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe grupeve të interesit në informacionet për reformat, datat e ekzekutimit dhe projektet përkatëse. Lista dhe hapat e implementimit do të jenë të disponueshëm në mënyrë të vazhdueshme për publikun. Edhe pse nuk është përcaktuar ende një datë e saktë, Murtezani siguron se puna për ndërtimin e platformës është në proces dhe ajo do të jetë e gatshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.
Në prill dhe maj 2024, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli, dy miliard do të jenë para pa kthim, ndërsa tjerat në formë të kredive.
750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.
- LEXO: Agjenda reformuese e RMV-së identifikon një sërë sfidash, BE-ja do ta monitorojë zbatimin dhe do të vendosë për parat
- LEXO: Brukseli pret që me Agjendën reformuese RMV-ja të miratojë Kod të ri Penal dhe ligj për Prokurorinë
- LEXO: Mickoski dhe Murtezani prezantuan “Agjendën e reformave 2024-2027”, e cila pritet të miratohet nga KE