Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje stabile shëndetësore. Lajmin  e ka bërë të ditur shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti. Ai njoftoi se gjendja e dy pacienteve është stabile, anipse të dyja gjenden në

tetor 18, 2025 - 14:00
 0
Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile
Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje stabile shëndetësore.

Lajmin  e ka bërë të ditur shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti. Ai njoftoi se gjendja e dy pacienteve është stabile, anipse të dyja gjenden në përkujdesje intensive.

Të premten, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se rreth orës 00:20, policia ka pranuar dhe intervenuar për një rast të dhunës në familje në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.

“Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme”, u bë e ditur në njoftim.