Gjilani voton sot për të parin e qytetit – Raportim i drejtpërdrejt nga kjo komunë
Edhe qyteti i Gjilanit sot përballet përsëri me garën e balotazhit, ku këtu garon Alban Hyseni i LVV-së dhe Arbër Ismajli nga LDK. Nga kjo komunë, na raporton gazetarja Sara Shehu, e cila na tregoi se në këtë komunë të drejtë vote kanë rreth 107 mijë 892 qytetarë dhe për ata që janë jashtë vendit


Edhe qyteti i Gjilanit sot përballet përsëri me garën e balotazhit, ku këtu garon Alban Hyseni i LVV-së dhe Arbër Ismajli nga LDK.
Nga kjo komunë, na raporton gazetarja Sara Shehu, e cila na tregoi se në këtë komunë të drejtë vote kanë rreth 107 mijë 892 qytetarë dhe për ata që janë jashtë vendit, janë të regjistruar 2062 qytetarë me të drejtë vote.
Ajo na tregoi se gjithsej janë 37 qendra të votimit dhe një me kusht.
Deri më tani, nuk janë parë qytetarë të shumtë në lëvizje për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
