Stafa pranoi fajin, dënohet me 15 muaj burg
Ish-avokati i shtetit dhe aktualisht avokat, Fehmi Stafa, ka pranuar fajësinë për veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”, për të cilën po ndiqet dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Kumanovës, njoftuan nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJО GOKK), raportoi televizioni Telma. Siç transmeton TV Telma, ndërmjet OJО […]
Ish-avokati i shtetit dhe aktualisht avokat, Fehmi Stafa, ka pranuar fajësinë për veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”, për të cilën po ndiqet dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Kumanovës, njoftuan nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJО GOKK), raportoi televizioni Telma.
Siç transmeton TV Telma, ndërmjet OJО GOKK dhe Stafës është arritur marrëveshje vonë pasdite, ndërsa Stafa, pas pranimit të fajësisë për veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”, do të dënohet me burgim prej një viti e tre muajsh.
Marrëveshja duhet të konfirmohet edhe nga instancat gjyqësore kompetente.(INA)