Stoillkoviq sërish ‘mollë sherri’ mes BDI dhe VLEN

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Ivan Stoillkoviqit në manifestimin e ambasadës së Rusisë në vend shkaktoi akuza dhe kundër akuza mes BDI-së dhe VLEN-it. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se kjo The post Stoillkoviq sërish ‘mollë sherri’ mes BDI dhe VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 15, 2025 - 19:30
 0  7
Stoillkoviq sërish ‘mollë sherri’ mes BDI dhe VLEN

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Ivan Stoillkoviqit në manifestimin e ambasadës së Rusisë në vend shkaktoi akuza dhe kundër akuza mes BDI-së dhe VLEN-it.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se kjo përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e NATO-s dhe me drejtimet e qarta të përcaktuara në deklaratat e miratuara me konsensus nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike.

Reaguan nga VLEN, nga ku thonë se BDI nuk ka më asnjë kredibilitet të flasë për perëndimin, sepse siç theksojnë, këtë rrugë e ka përdorur si mbulesë për pazare të pista.

Ndryshe, Stoillkoviq para dy ditëve mori pjesë në kremtimin e Ditës së Rusisë prej ku ambasadori Sergej Bazdnikin porositi se operacioni i tyre ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë.

Përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski për këtë ishte se askush nuk duhet të ketë dilema për qëndrimin e agresionin rus ndaj Ukrainës. Flaka Media

The post Stoillkoviq sërish ‘mollë sherri’ mes BDI dhe VLEN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .