Studentët mund ta paguajnë tatimin e Work & Travel 2025 me këste

Studentët do të mund ta paguajnë me këste tatimin nga programi Work & Travel për vitin 2025. Takimi I studentëve me drejtoreshën e DAP-it u zhvillua pasi u përhapën informacione se Drejtoria kërkon tatim për të gjithë të ardhurat e studentëve që kanë qenë të angazhuar për punë sezonale në Gjermani. Ata e vlerësojnë rezultatin […]

Prill 3, 2026 - 16:00
Studentët mund ta paguajnë tatimin e Work & Travel 2025 me këste

Studentët do të mund ta paguajnë me këste tatimin nga programi Work & Travel për vitin 2025. Takimi I studentëve me drejtoreshën e DAP-it u zhvillua pasi u përhapën informacione se Drejtoria kërkon tatim për të gjithë të ardhurat e studentëve që kanë qenë të angazhuar për punë sezonale në Gjermani. Ata e vlerësojnë rezultatin e takimit me DAP-in si “konkret”. Thonë se nuk do të ketë tatim retroaktiv për periudhën 2021–2024; detyrimet vlejnë nga viti 2025, për të cilin tatimi do të paguhet me këste, ndërsa DAP do të organizojë trajnime për studentët, në mënyrë që t’i mësojë për të drejtat e tyre kur punojnë sezonalisht jashtë vendit./Alsat.mk.