Studentët në protestë, thirrje për mobilizim, Nafie Selmani: “Mos i lini vetëm”
Protesta e studentëve të drejtësisë në Shkup po merr dimension më të gjerë, ndërsa kërkesat për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po shndërrohen në kauzë publike. Studentët The post Studentët në protestë, thirrje për mobilizim, Nafie Selmani: “Mos i lini vetëm” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Protesta e studentëve të drejtësisë në Shkup po merr dimension më të gjerë, ndërsa kërkesat për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po shndërrohen në kauzë publike.
Studentët kanë paralajmëruar mobilizim dhe dalje në rrugë pas, siç thonë, injorimit të kërkesave të tyre nga institucionet, pavarësisht se Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh përdorimin e shqipes në institucionet shtetërore.
Sipas organizatorëve, protesta po përgatitet nga studentë të disa universiteteve, të cilët janë koordinuar për të rritur presionin ndaj Ministrisë së Drejtësisë.
“Kemi mbajtur takime organizative dhe po mobilizojmë studentët nga fakultete të ndryshme. Kërkojmë zbatim të ligjit, jo interpretime politike”, kanë deklaruar përfaqësues të studentëve.
Në këtë klimë tensioni, reagoi edhe Nafie Selmani, e cila bëri thirrje të drejtpërdrejtë për përfshirje më të gjerë shoqërore.
“Bashkohuni! Nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë vetë në rrugë!”, theksoi ajo, duke kërkuar mbështetje nga prindërit dhe qytetarët.
Sipas saj, kjo nuk është më vetëm çështje studentore, por test për barazinë dhe zbatimin real të ligjeve në vend.
Protesta vjen në një kontekst më të gjerë pakënaqësie studentore në vend, ku në raste të tjera studentët kanë dalë në rrugë për çështje financiare dhe kushte studimi, duke denoncuar neglizhencën institucionale dhe vonesat në realizimin e të drejtave të tyre.
Studentët paralajmërojnë se nëse nuk ka reflektim, protestat do të përshkallëzohen dhe mund të shndërrohen në bojkot më të gjerë institucional. Gazeta Flaka
The post Studentët në protestë, thirrje për mobilizim, Nafie Selmani: “Mos i lini vetëm” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .