Studentët në veprim të ri – paralajmërohen hapa të tjerë pas protestës në Shkup

Sot u mbajt një mbledhje organizative e përfaqësuesve studentorë, ku u diskutuan zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës në kuadër të aktivitetit të tyre. Gjatë takimit u theksua vazhdimi The post Studentët në veprim të ri – paralajmërohen hapa të tjerë pas protestës në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 17, 2026 - 00:00
Studentët në veprim të ri – paralajmërohen hapa të tjerë pas protestës në Shkup

Sot u mbajt një mbledhje organizative e përfaqësuesve studentorë, ku u diskutuan zhvillimet e fundit dhe hapat e radhës në kuadër të aktivitetit të tyre. Gjatë takimit u theksua vazhdimi i iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin, si dhe koordinimi i veprimeve të mëtejshme, shkruan Gazeta Flaka.

Sipas pjesëmarrësve, qëllimi i organizimit është ngritja e zërit studentor dhe artikulimi i kërkesave përmes formave demokratike të shprehjes publike.

Procesi, sipas tyre, ka kulmuar me mbajtjen e protestës në Shkup, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm dhe të organizuar të studentëve.

Në përfundim të takimit u paralajmërua se në ditët në vijim do të ketë njoftime shtesë për veprimet e ardhshme dhe mënyrën e koordinimit të mëtejshëm të iniciativës. Gazeta Flaka

The post Studentët në veprim të ri – paralajmërohen hapa të tjerë pas protestës në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .