Studim i ri – Mungesa e kohës mund të dëmtojë trurin
Një raport i ri i botuar në revistën mjekësore The Lancet, thekson një faktor të ri të rëndësishëm në zhvillimin e demencës: pabarazia kohore. Sipas kërkuesve, njerëzit me status të ulët socio-ekonomik kanë më pak mundësi për të menaxhuar kohën e tyre dhe për të prioritarizuar shëndetin, duke rritur kështu rrezikun për sëmundje të tilla


Një raport i ri i botuar në revistën mjekësore The Lancet, thekson një faktor të ri të rëndësishëm në zhvillimin e demencës: pabarazia kohore.
Sipas kërkuesve, njerëzit me status të ulët socio-ekonomik kanë më pak mundësi për të menaxhuar kohën e tyre dhe për të prioritarizuar shëndetin, duke rritur kështu rrezikun për sëmundje të tilla si demenca.
Në Mbretërinë e Bashkuar, demenca është shkaku kryesor i vdekjes, me rreth 944,000 persona të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në SHBA numri i personave arrin në 7 milionë. Lloji më i zakonshëm i demencës është sëmundja e Alzheimerit, që prek 6 në 10 persona të diagnostikuar.
Sipas studimit, “pabarazia kohore” përfshin mungesën e kohës për gjumë të qetë, orët e punës të gjata dhe të pasigura, përdorimin e pajisjeve që ndikojnë në ritmet biologjike të trupit, si dhe mungesën e kohës për relaksim. Kërkuesit sugjerojnë se koha është një faktor i rëndësishëm social për shëndetin e trurit, duke e konsideruar po aq të rëndësishëm sa arsimimi ose të ardhurat.
Diagnoza e hershme mund të ndihmojë në planifikimin e trajtimeve të personalizuara për të vonuar zhvillimin e sëmundjes, por jo të gjithë kanë mundësi të krijojnë këtë kohë për kujdesin ndaj shëndetit të tyre.
Derisa në Kosovë, deri tani nuk ka shifra konkrete apo hulumtim të detajuar mbi situatën rreth pasigurisë në shëndet nga demenca./Klankosova
