Sulejmani: Interpelanca nuk nënkupton shkarkimin e Ilire Dautit, varet nga vullneti i saj nëse dëshiron të jetë kryetare e Komisionit
Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, në konferencë për media, tha se interpelanca për Ilire Dautin, nuk nënkupton shkarkimin e saj automatikisht dhe se ajo vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për politik sociale, demografi dhe rini. “Kjo situatë varet nga vullneti i saj. Mund të ketë rast që ajo vet të jep dorëheqje, por vendimi […]

Zëdhënësi i VLEN-it, Driton Sulejmani, në konferencë për media, tha se interpelanca për Ilire Dautin, nuk nënkupton shkarkimin e saj automatikisht dhe se ajo vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për politik sociale, demografi dhe rini.
“Kjo situatë varet nga vullneti i saj. Mund të ketë rast që ajo vet të jep dorëheqje, por vendimi është i saj. Votimi i interpelancës nuk nënkupton shkarkimin e saj. Për shkarkimin e saj do të duhet të ndjeket procedurë tjetër këtë shumë e mirë e sqaruan edhe kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe Ilire Dauti vazhdon të mbetet kryetare e këtij komisioni, derisa nuk ngritet ndonjë procedurë tjetër ashtu sic e përcakton rregullorja e punës së Kuvendit të RMV-së”, tha Sulejmani.