Sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë, i dyshuar anëtari i ngushtë i familjes

Një rast i rëndë i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture është raportuar në Gjakovë, i dyshuari është anëtari i ngushtë i familjes. Sipas Policisë së Kosovës, në Stacionin Policor në Gjakovë janë paraqitur një nënë së bashku me vajzën e saj të mitur për të raportuar rastin. Zëdhënësja e policisë për rajonin e

Prill 7, 2026 - 23:30
Sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë, i dyshuar anëtari i ngushtë i familjes
sulm-seksual-ndaj-nje-te-miture-ne-gjakove,-i-dyshuar-anetari-i-ngushte-i-familjes

sulm-seksual-ndaj-nje-te-miture-ne-gjakove,-i-dyshuar-anetari-i-ngushte-i-familjes

Një rast i rëndë i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture është raportuar në Gjakovë, i dyshuari është anëtari i ngushtë i familjes.

Sipas Policisë së Kosovës, në Stacionin Policor në Gjakovë janë paraqitur një nënë së bashku me vajzën e saj të mitur për të raportuar rastin. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se rasti është trajtuar me kujdes të shtuar për shkak të ndjeshmërisë së tij.

“Sot, më 7 prill, në stacionin policor në Gjakovë është raportuar një rast i dyshimit për sulm seksual, ku i dyshuar është një person madhor, anëtar i ngushtë i familjes. E mitura është intervistuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të një zyrtareje nga Qendra për Punë Sociale”, tha Krasniqi.

Ajo shtoi se i dyshuari është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.