Surpriza për Luizin në Big Brother – rikthehet në vëmendje ajo që i bëri Kiarës në të njëjtin vend para tri viteve

Luiz Ejlli ka qëndruar pak ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, si pjesë e edicionit të pestë. Pak para se ta linte shtëpinë, atij…

shkurt 11, 2026 - 12:00
 0
Surpriza për Luizin në Big Brother – rikthehet në vëmendje ajo që i bëri Kiarës në të njëjtin vend para tri viteve

Luiz Ejlli ka qëndruar pak ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, si pjesë e edicionit të pestë.

Pak para se ta linte shtëpinë, atij iu bë një befasi nga partnerja Kiara Tito dhe vajza Luna.

Surpriza iu bë në të njëjtin ambient si përpara tri vitesh, ndonëse tani edhe me fëmijën në krah.

Kjo nuk ka dyshim se do të ngelet përgjithmonë në jetën e tyre, si një moment i veçantë i një historie të bukur dashurie që lindi në Big Brother.

Kiara gjithashu pati një fustan të kuq, saktësisht siç u shfaq në 2023, në kohën kur po bëhej edicioni i tyre.

Luizi u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother, si një fenomen që theu të gjitha rekordet.

Loja e tij vazhdon të jetë e komentuar akoma dhe të tërheq vëmendje të madhe.