Suspendohen dy policë serbë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

Dy policë serbë, një burrë dhe një grua janë suspenduar në veri të Mitrovicës, pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës. Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për policët N.Panteliq dhe R.Tijaniq, të cilët...

maj 18, 2026 - 23:30
Suspendohen dy policë serbë në veri, u kapën të zhveshur në veturë

Dy policë serbë, një burrë dhe një grua janë suspenduar në veri të Mitrovicës, pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për policët N.Panteliq dhe R.Tijaniq, të cilët dyshohet se janë hasur të zhveshur brenda veturës, nga një njësi tjetër e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas zbulimit të rastit, ai është raportuar tek eprorët kompetentë, të cilët kanë marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policorë për tre ditë, si dhe u është shqiptuar masë disiplinore.

Po ashtu, njërit prej zyrtarëve policorë i është ndryshuar edhe vendi i angazhimit, megjithatë kjo, sipas burimeve, është bërë vetëm për çështje operative./Klankosova.tv


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.