VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Sot shënohet dita e tretë e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Teksa prej mbrëmjes së të dielës, numëruesit, komisionarët dhe kandidatët janë pozicionuar në KZAZ-të përkatëse, nuk kanë munguar as momentet ‘humoristike’ mes tyre. Një numërues në njësinë nr. 5 në kryeqytet ka shkaktuar humor, teksa po kalonin në […]

Sot shënohet dita e tretë e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Teksa prej mbrëmjes së të dielës, numëruesit, komisionarët dhe kandidatët janë pozicionuar në KZAZ-të përkatëse, nuk kanë munguar as momentet ‘humoristike’ mes tyre.
Një numërues në njësinë nr. 5 në kryeqytet ka shkaktuar humor, teksa po kalonin në sitë votat preferenciale, pra për deputetët në listë të hapur.
Siç mund të dëgjohet nga videoja, kur vjen puna te emri i Erion Braçes, ai bërtet me zë të lartë.
Një situatë që ka shkaktuar të qeshura jo vetëm tek të pranishmit në KZAZ, por edhe te vetë Braçe.