Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Agjencisë për mërgatë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me drejtorin për mërgatë, Goran Angellov. Në takim, siç njoftuan sot nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, drejtori Angellov ka informuar për organizimin e Agjencisë edhe për resurset njerëzore në të, si dhe për aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara, të domosdsohme për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me […] The post Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Agjencisë për mërgatë appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 25, 2025 - 15:00
 0  5
Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Agjencisë për mërgatë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me drejtorin për mërgatë, Goran Angellov.

Në takim, siç njoftuan sot nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, drejtori Angellov ka informuar për organizimin e Agjencisë edhe për resurset njerëzore në të, si dhe për aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara, të domosdsohme për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me mërgimtarët dhe organizata e tyre të ndryshme të mërgimit.

Ai ka theksuar se Agjencia realizon bashkëpunim intensiv me rrjetin e mërgatës prej 700 organizata kishtare, sportive dhe artistike, që shprehin interes të fuqishëm për takime me të dhe me përfaqësues tjerë më të lartë të shtetit, si mekanizëm i domosdoshëm për përforcimin e marrëdhënieve me atdheun.

Siljanovska Davkova e ka pranuar ftesën për patronazh të “Shkollës verore për gjuhën maqedonase” për fëmijë nga diaspora, të moshës nga 12-16 vjeçare, që do të mbabet në gusht në Ohër.

The post Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Agjencisë për mërgatë appeared first on InfoShqip.com.