Takim pune i Akademisë Shqiptare të Shkencave në Universitetin “Nënë Tereza”
një delegacion i Akademisë Shqiptare të Shkencave, i përbërë nga Prof. Dr. Hasan Jashari dhe Prof. Dr. Zeqir Kadriu, zhvilloi një takim pune me rektorin e sapozgjedhur të Universitetit “Nënë The post Takim pune i Akademisë Shqiptare të Shkencave në Universitetin “Nënë Tereza” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

një delegacion i Akademisë Shqiptare të Shkencave, i përbërë nga Prof. Dr. Hasan Jashari dhe Prof. Dr. Zeqir Kadriu, zhvilloi një takim pune me rektorin e sapozgjedhur të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, njofton Flaka
Gjatë këtij takimi, udhëheqësit e Akademisë i uruan rektorit të ri punë të mbarë dhe suksese të reja në drejtimin akademik dhe institucional të universitetit. Në atmosferë bashkëpunuese, të dyja palët shprehën gatishmëri për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin në fushën e kërkimit shkencor, projekteve të përbashkëta, organizimit të konferencave shkencore dhe iniciativave të tjera akademike me interes të ndërsjellë.
Rektori Fetaji theksoi përkushtimin e tij që Universiteti “Nënë Tereza” të jetë një hapësirë e hapur për studiuesit dhe akademikët shqiptarë, duke promovuar shkencën, dijen dhe bashkëpunimin institucional në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Flaka Media
The post Takim pune i Akademisë Shqiptare të Shkencave në Universitetin “Nënë Tereza” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .