Takimi i presidentes me liderët e partive politike, Quni: Zgjedhjet, mbeten skenari më i mundshëm
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka komentuar takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike, i cili do të mbahet të premten. Ai tha se takimi vjen pas dështimit të votimit të Qeverisë së re dhe synon gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin institucional. “Takimi i thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani


Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka komentuar takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike, i cili do të mbahet të premten.
Ai tha se takimi vjen pas dështimit të votimit të Qeverisë së re dhe synon gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin institucional.
“Takimi i thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike për nesër (të premten) vjen pas dështimit të votimit të Qeverisë së re dhe është në kuadër të përpjekjeve për të dalë nga ngërçi institucional aktual. Nga ky takim pritet të konstatohet nëse ndonjëra nga partitë politike ka vullnetin dhe numrat për të marrë mandatin dhe për të krijuar Qeverinë”, tha Quni.
Sipas Qunit, në takim pritet të vlerësohet nëse ndonjë parti apo koalicion ka vullnetin dhe numrat për të formuar Qeverinë.
“Nëse ndonjë parti (apo koalicion) paraqet një vullnet real dhe besueshmëri se mund të sigurojë 61 vota, Presidentja mund të emërojë atë kandidat si mandatar. Ky do të ishte një vendim që e zhbllokon ngërçin”, shtoi tutje.
Nëse asnjë subjekt nuk arrin të sigurojë shumicën prej 61 votash, Quni theksoi se zgjedhjet e reja parlamentare mbeten skenari më i mundshëm.
“Duke marrë parasysh deklaratat e opozitës se nuk do të kërkojnë mandatin (ndërsa Vetëvendosje si partia e parë tashmë dështoi), mundësia më e madhe është që pas konsumimit të hapave kushtetues, të shpallën zgjedhje të reja parlamentare. Përfundimisht, takimi është hapi i nevojshëm kushtetues dhe politik për të sqaruar situatën dhe për të ecur drejt njërës nga zgjidhjet”, tha Quni./GazetaBlic
