Takimi Meidani–Gashi: Rëndësia e kohezionit shoqëror dhe stabilitetit rajonal

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, përcjell Flaka “Patëm një bisedë të hapur dhe konstruktive mbi The post Takimi Meidani–Gashi: Rëndësia e kohezionit shoqëror dhe stabilitetit rajonal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 17, 2025 - 20:30
 0
Takimi Meidani–Gashi: Rëndësia e kohezionit shoqëror dhe stabilitetit rajonal

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, përcjell Flaka

“Patëm një bisedë të hapur dhe konstruktive mbi zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së dialogut ndërkomunitar dhe kohezionit shoqëror,” – deklaroi Meidani pas takimit.

Pjesë e diskutimit ishin edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në frymën e mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë për stabilitetin rajonal.

Kryeparlamentari Gashi përcolli urimet e tij për zgjedhjen e Niko Peleshi si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, duke e ftuar atë për një vizitë zyrtare në Shkup – një hap i cilësuar si i rëndësishëm për afrimin institucional dhe dialogun e qëndrueshëm. Flaka

The post Takimi Meidani–Gashi: Rëndësia e kohezionit shoqëror dhe stabilitetit rajonal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .