Takimi mes sindikalistëve dhe Qeverisë, pas kthimit të Mickoskit nga SHBA-ja

Takimi i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve me kryeministrin Hristijan Mickoski do të bëhet pas kthimit të tij nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), thanë Qeveria për agjencinë e MIA-s, transmeton Portalb.mk. “Menjëherë pas kthimit nga SHBA, kryeministri Hristijan Mickoski do t’i pranojë përfaqësuesit […]

Jan 18, 2025 - 20:00
 0  4
Takimi mes sindikalistëve dhe Qeverisë, pas kthimit të Mickoskit nga SHBA-ja
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve (UPOZ), Trpe Deanoski. Foto: Sindikata UPOZ

Takimi i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve me kryeministrin Hristijan Mickoski do të bëhet pas kthimit të tij nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), thanë Qeveria për agjencinë e MIA-s, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas kthimit nga SHBA, kryeministri Hristijan Mickoski do t’i pranojë përfaqësuesit e Sindikatës dhe do të diskutojë për gjetjen e një zgjidhje e cila do të jetë në favor të punëtorëve dhe përmbushjes së të drejtave të tyre. Është pozitive ajo që liderët e sindikatës pranojnë dialog në vend të masave restriktive dhe të nxituara si portestë, pa u shterur mundësitë për dialog dhe gjetje të zgjiidhjeve përfundimtare”, kanë thënë nga Qeveria.

Ndërkaq, LSDM pretendon se, Qeveria ka buxhet rekord këtë vit. Sipas tyre, refuzimi i qeverisë për të rritur pagat e punëtorëve, është i papranueshëm dhe tergon mosrespektim të punës së punëtorëve dhe paaftësinë e pushtetit t’i përgjigjet nevojave ekonomike të qytetarëve.

“Nuk mundet që Qeveria të ketë 6 miliardë euro buxhet, të marrë 200 milionë euro të tjera hua-marrje dhe të mos ketë para për paga më të larta për punëtorët. Natyrisht, gjëja më e rëndësishme për qeverinë është komoditeti i funksionarëve, rrogat e tyre të larta, makinat e shtrenjta, mobiljet luksoze dhe punëtorët janë lënë vetëm. LSDM nuk do të tërhiqet nga lufta për të drejtat e punëtorëve dhe përmirësimin e standardit të tyre jetësor. Qytetarët meritojnë më mirë, meritojnë paga më të larta dhe një jetë të dinjitetshme”, kanë theksuar nga kjo parti.

Sindikata e punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve kanë dorëzuar më 17 janar kërkesë zyrtare për takim me kryeministrin Hristijan Mickoski. Kërkesa e tyre, vjen pas katër ditëve radhazi protestë gjysmë ore para godinave.

Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagave për 30%.

Kujtojmë se edhe punonjësit e Avokaturës Shtetërore përmes grevës kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive që parashikon rritje shtesë të pagave me 30 përqind.

Nga Avokatura Shtetërore thanë se të gjitha prokuroritë në vend janë në grevë dhe se kjo do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.