Prokuroria e RMV-së me procedurë disiplinore ndaj prokurorëve që fshihnin dhe nuk i zbardhnin lëndët

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në punën e prokurorisë publike njëzëri ka miratuar vendim me të cilin iniciohet procedurë disiplinore kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, për shkelje të rëndë disiplinore në pajtim me nenin 91. paragrafi 1 alineja 1 dhe 6 të Ligjit për prokurorinë […]

Jan 30, 2025 - 21:00
 0  4
Prokuroria e RMV-së me procedurë disiplinore ndaj prokurorëve që fshihnin dhe nuk i zbardhnin lëndët
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në punën e prokurorisë publike njëzëri ka miratuar vendim me të cilin iniciohet procedurë disiplinore kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, për shkelje të rëndë disiplinore në pajtim me nenin 91. paragrafi 1 alineja 1 dhe 6 të Ligjit për prokurorinë publike. Po ashtu, Komisioni njëzëri ka miratuar vendim me të cilin iniciohet procedurë disiplinore kundër Prokurorit të Lartë Publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup dhe një prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup për kryerjen e shkeljes së rëndë disiplinore në pajtim me nenin 91 paragrafi 6 nga Ligji për Prokurorinë Publike, transmeton Portalb.mk.

Me propozimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni mbajti seancë dëgjimore në të cilën i shqyrtoi raportet me shkrim të raportuesve pas propozimit për fillimin e procedurës disiplinore dhe deklaratave me shkrim të prokurorëve publikë, pas së cilës përfundoi se ekziston dyshimi i bazuar se në të dyja rastet prokurorët publikë kanë kryer shkelje të rënda disiplinore.

“Në rastin e parë, procedura disiplinore është iniciuar kundër prokurorit të lartë publik të të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e paraqitjes së lëndëve në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup. Procedura e dytë disiplinore është iniciuar kundër një prokurori publik nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup për punë joprofesionale dhe të pakujdesshme në 4 raste në të cilat ka hequr dorë nga ankesa apo akuza, si dhe kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup para të cilit është referuar dhe me pëlqimin e të cilit është vendosur në tri nga rastet e përmendura”, thonë nga Prokuroria.

Meqenëse prokurori i lartë publik i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup tashmë është shkarkuar nga detyra për shkak të procedurës penale që po zhvillohet kundër tij, prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra prokurorin tjetër publik kundër ndaj të cilit është nisur procedimi disiplinor për sa kohë zgjat procedura ndaj tij.

Kujtojmë se prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi u shkarkua nga posti, të marrë nga kryeprokurori.

Prokurori i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, Mustafa Hajrullahi, pas pezullimit nga detyra, në një konferencë për media ka akuzuar se kallëzimi penal kundër tij nga prokurori publik republikan ka tendencë për ta larguar dhe heshtur, si dhe për të frikësuar edhe kolegët e tjerë që veprojnë në përputhje me ligjin, dhe të gjitha me qëllim, siç tha ai, për të marrë vendime të urdhëruara.

Vendimi për suspendimin e Hajrullahit erdhi pasi Prokuroria Themelore Publike Shtip kishte lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj tij, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale të vazhdueshme “ngacmimi gjatë kryerjes së detyrës” nga neni 143, si dhe vazhdimi i veprës penale të “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal.