Takimi në Milano, Topalli: Jeni një faktor elektoral i jashtëzakonshëm, së bashku bëjmë të mundur për rotacionin
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, gjatë takimit me shqiptarët që punojnë e jetojnë në Milano, ka bërë thirrje të regjistrohen për të votuar me 11 maj. Topalli u shpreh se ata janë faktor elektoral i jashtëzakonshëm dhe se me votën e tyre mund të arrihet rotacioni që Shqipëria të bëhet një […]

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, gjatë takimit me shqiptarët që punojnë e jetojnë në Milano, ka bërë thirrje të regjistrohen për të votuar me 11 maj.
Topalli u shpreh se ata janë faktor elektoral i jashtëzakonshëm dhe se me votën e tyre mund të arrihet rotacioni që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë.
Pjesë nga fjala e Jozefina Topallit:
Të dashur motra dhe vëllezër, mirë se ju gjetëm! Sot nuk ka ardhur si një politikane apo mikeshë, por si një shqiptare që kam dëgjuar gjithë kësaj periudhe dhimbjen e emigracionit, krenarinë e arritjeve tuaja.
Sot jemi fizikisht në Milano, por me zemra jemi në Shqipëri, te vendlindja juaj që nuk e keni lënë kurrë pas.
Gjatë kësaj periudhe, unë kam dëgjuar shumë histori, rrëfime që ju i mbani brenda shpirtit tuaj. Unë këtu njoh shumë, e di që shumë prej jush keni ikur me barka nga Vlora, Durrësi e Shëngjini. Gjëja më e bukur është se ju asnjëherë nuk jeni ndalur, përkundrazi, ju nuk e keni lënë pas Shqipërinë, e keni marrë me vete.
Është rasti për t’ju lutur ne edhe ne njëherë. Ka vetëm dy ditë mundësi për tu regjistruar dhe ndryshuar çdo gjë në vendlindjen tuaj. Jeni një faktor elektoral i jashtëzakonshëm. Vetëm ne atje bashkë, dhe ju ketu, mund të bëni të mundur për rotacionin. Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë do të ndryshojnë të ardhmen tonë për një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë.