Taravari: Kemi më shumë vota popullore, por nuk kemi kryetarë! Përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar Arben Taravari nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, përcjell TV21. Taravari thotë se edhe pse koalicioni ka më tepër vota, nuk ka arritur të sigurojë kryetarë komunash, kjo sipas tij për shkak se nuk janë zgjedhur kandidatët e përshtatshëm për […] The post Taravari: Kemi më shumë vota popullore, por nuk kemi kryetarë! Përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 3, 2025 - 15:00
 0
Taravari: Kemi më shumë vota popullore, por nuk kemi kryetarë! Përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar Arben Taravari nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, përcjell TV21. Taravari thotë se edhe pse koalicioni ka më tepër vota, nuk ka arritur të sigurojë kryetarë komunash, kjo sipas tij për shkak se nuk janë zgjedhur kandidatët e përshtatshëm për kryetarë në disa komuna.

“Dje, në raundin e dytë të votimeve ne morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet. Faleminderit të Gjithëve! Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën. Ashtu si ata bashkohem në urimin për fitore të gjithë kandidatëve që fituan! Ne si koalicion kemi më shumë vota popullore por nuk kemi kryetarë. Qartazi përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna. Gjithsesi në Gostivar dhe Vrapçisht qëlluam në shenjë, aty jemi fitues dhe kjo fitore është jo thjesht lokale, por aty fituam kundër një shteti që na mban peng me census. Gjithsesi këto janë çaste të gëzuara me të drejtë për fituesit, janë çaste të vështira me të drejtë për ata që nuk ia dolën, janë çaste zemërimi për ata që u tradhëtuan, janë çaste qesharake për disa don kishotë që janë me grupin fitues vetëm sepse tradhëtuan, por me pak fjalë shumica është nën emocion dhe emocioni nuk lejon qartësi. Mua më ndihmon profesioni im të jem racional dhe i ftohtë përballë fakteve, dhe kam një pyetje: Me rezultatet e djeshme a fituan shqiptarët?! Edhe për ata që nuk e dinë përgjigjen, koha do ta tregojë fatkeqsisht shumë shpejt!”, ka shkruar Taravari.

The post Taravari: Kemi më shumë vota popullore, por nuk kemi kryetarë! Përzgjedhja e disa kandidatëve ishte dashur të mendohej më mirë në disa komuna appeared first on InfoShqip.com.