Taravari: Mos harroni: Jemi Fituesit e Tetorit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dërguar një mesazh të qartë për anëtarët, aktivistët dhe kundërshtarët politikë. Ai ka shprehur krenarinë për The post Taravari: Mos harroni: Jemi Fituesit e Tetorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 18, 2025 - 01:00
 0  5
Taravari: Mos harroni: Jemi Fituesit e Tetorit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dërguar një mesazh të qartë për anëtarët, aktivistët dhe kundërshtarët politikë.

Ai ka shprehur krenarinë për çdo pjesëtar të Aleancës, veçanërisht për ata që qëndruan të vendosur gjatë largimit nga Qeveria. Taravari thekson se, pavarësisht përpjekjeve për të paraqitur partinë si të përçarë, Aleanca është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.

“Jam krenar për secilin nga ju që jeni pjesë e Aleancës për Shqiptarët! Jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të fortë në daljen tonë nga Qeveria! Kurse atyre që mundohen të na bëjnë të dukemi të përçarë, ju them se – seriali juaj nuk ka sukses!”, ka shkruar Taravari.

Ai ka kujtuar gjithashtu fitoren e Aleancës në zgjedhjet lokale, duke përmendur:

“Mos harroni: Jemi Fituesit e Tetorit!”

Ky mesazh vjen në një moment kritik për formacionin politik që së fundmi ka kaluar nëpër sfida të rëndësishme, por duket se lideri i saj synon të riafirmojë unitetin dhe vizionin politik për të ardhmen. Flaka Media

The post Taravari: Mos harroni: Jemi Fituesit e Tetorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .