Jasin Demiri nga ASH: “Pushteti ndryshon fytyra, por koha kërkon llogari”
Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Jasin Demiri, ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj atyre që sipas tij “u rritën politikisht me përkrahjen e ASH-së”, por që The post Jasin Demiri nga ASH: “Pushteti ndryshon fytyra, por koha kërkon llogari” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Jasin Demiri, ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj atyre që sipas tij “u rritën politikisht me përkrahjen e ASH-së”, por që sot kanë zgjedhur të mbeten në radhët e koalicionit VLEN, pas daljes së ASH-së nga Qeveria, shkruan Flaka
Në një postim në rrjetet sociale, Demiri shprehet:
“S’ka dhimbje më të madhe se kur dikujt i jep gjithçka – besim, përkrahje, mundësi – dhe në fund ai të kthen shpinën. Kur dikush ngjitet lart falë mbështetjes tënde, nuk e pret që një ditë të harrojë kush e ndihmoi. Por ja që pushteti ndryshon fytyra.”
Ai shton se ASH nuk kurseu asgjë për të ndihmuar individë që sot kanë zgjedhur interesin personal përballë besnikërisë ndaj parimeve dhe partisë që i rriti.
“Ne i dhamë mundësi që s’i kishin ëndërruar, pozitë, mbështetje pa kushte. Dhe kur erdhi momenti për të treguar mirënjohje, zgjodhën karrigen.”
Demiri thekson se pavarësisht këtyre zhvillimeve, Aleanca për Shqiptarët ecën përpara me qetësi dhe ndërgjegje të pastër:
“Sepse dimë se kemi vepruar drejt dhe me shpirt të pastër. Ata që harrojnë nga kanë ardhur, një ditë do t’i kujtojë koha. Dhe koha gjithmonë kërkon llogari.”
Deklarata e tij vjen në një moment delikat për ASH-në, pas vendimit për t’u tërhequr nga qeveria dhe përçarjeve të brendshme në VLEN e që kanë prodhuar largime dhe tensione të hapura në opinionin publik. Flaka Media
The post Jasin Demiri nga ASH: “Pushteti ndryshon fytyra, por koha kërkon llogari” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .